Lurdi

France
Tour Details

France

Qytet i vogël në jugperëndim të Francës, vazhdon të jetë një ndër shenjtëroret më të njohura të Zojës në botë.

Para 157 viteve, ishte një vendbanim i vogël dhe pa ndonjë domethënie të veçantë. Por, data e 11 shkurtit 1858, kur për të parën herë Zoja e Bekuar iu shfaqur një vajze të vogël me emrin Bernadetë Soubirous, e me këtë e ndryshoi historinë e këtij vendi, duke e shndërruar në një vend të shenjtë për gjithë njerëzimin.

Që atëherë, me ndërmjetësinë e Zojës, aty ndodhin shumë mrekulli. Mbi 6000 raste të shërimeve janë evidentuar nga ekipet e mjekëve të shumtë. Në Lurd dhe në Paris, janë themeluar dy zyre të mjekëve, të cilët analizojnë rastet në aspektin medicinal. Nga ana e Kishës, 64 raste janë të pranuara si mrekulli.

Mirëpo, përpos shërimeve fizike, duhet theksuar faktin e shërimeve shpirtërore të mijëra njerëzve, të cilët në Lurd e gjejnë forcën e kthimit në jetën e hirit. Aty, mund të shohësh njerëz të të gjitha moshave.

Contact us

1
keyboard_arrow_leftPrevious
Nextkeyboard_arrow_right
FormCraft - WordPress form builder
Open chat
Chat with Gabriel Tour
Hello
Can we help you?