Medjugorje

Bosnje Hercegovine
Tour Details

Tour

Pelegrinazh

Historia e të shfaqurit te Zojës së Bekuar në Medjugorje

Bosnje Hercegovine

HISTORIA E TË SHFAQURIT TË ZOJËS SË BEKUAR NË MEDJUGORJE
Qysh prej vitit 1981, në Mexhugorje, një fshat i vogël në Bosnje-Hercegovinë, e Lumtura Virgjëra Mari shfaqet dhe jep mesazhe për njerëzimin. Ajo thotë se është Hyji që e ka dërguar mes nesh dhe se këto vite që Ajo po kalon me ne janë kohë Hiri dhuruar prej Hyjit. Ajo thotë:

“Kam ardhur t’i tregoj botës se Zoti ekziston. Ai është plotësia e jetës dhe për ta patur këtë plotësi dhe paqe ju duhet të ktheheni tek Hyji”.

Misioni i Zojës është mision paqeje dhe dashurie. Ajo ka ardhur në tokë për të na riedukuar dhe për të na ndihmuar të kthehemi tek Zoti. Gjithnjë roli i Zojës ka qenë shoqërimi dhe përcjellja e njerëzve tek Biri i Saj, Jezui. Ç’mundësi e mrekullueshme na është dhënë! Është e rëndësishme që ta kuptojmë rëndësinë dhe urgjencën e thirrjes së Zojës për kthim dhe t’i përgjigjemi kësaj thirrjeje me gjithë zemër.

Zoja vazhdon t’u japë mesazhe gjashtë të rinjve nga Medjugorje: Ivanit, Jakovit, Marijes, Mirjanës, Vickës dhe Ivankës. Këtyre të rinjve (të cilësuar “vizionarë”) u shfaqet e Lumtura Virgjëra Mari qysh prej 24 Qershorit 1981. Përveç këtyre mesazheve, Zoja do t’i besojë secilit prej vizionarëve 10 “sekrete” apo ngjarje që do të ndodhin në tokë në të ardhmen e afërt. Disa prej sekreteve kanë të bëjnë me botën mbarë, ndërsa të tjerët kanë të bëjnë me vetë vizionarët ose fshatin e tyre.

Vizionarët kanë bërë të ditur vetëm njërin prej këtyre sekreteve: Zoja ka premtuar se do të lërë një shenjë të mbinatyrshme, të pashkatërrueshme dhe të dukshme në malin ku u shfaq për herë të parë.

Ajo ka thënë: “Kjo shenjë do të jepet për ateistët. Ju besimtarët tashmë keni shenja dhe jeni bërë shenjë për ateistët. Ju besimtarët duhet të ktheheni përpara se kjo shenjë të jepet; kthehuni sa nuk është vonë. Kjo periudhë është kohë hiri për ju. Ju kurrë nuk do të mund ta falenderoni aq sa duhet Hyjin për hirin e Tij. Kjo kohë ju jepet për të thelluar besimin dhe për t’u kthyer. Kur të jepet shenja, do të jetë tepër vonë për shumë njerëz. “

Kur secilit prej gjashtë vizionarëve t’i jenë besuar 10 “sekretet”, Zoja nuk do t’u shfaqet më atyre çdo ditë. Aktualisht, Marija, Vicka dhe Ivani kanë marrë nëntë sekrete dhe Zoja u shfaqet atyre çdo ditë, kudo që ata ndodhen, në orën 17:40 sipas orës së Mexhugorjes (në orën 18:40 gjatë periudhës së dimrit, kur ndërrohet ora). Mirjana, Jakovi dhe Ivanka i kanë marrë që të dhjetë sekretet dhe Zoja tani u shfaqet vetëm një herë në vit, dhe kështu do të vazhdojë deri në fund të jetës së tyre. Tani Ivankës, së cilës iu besua sekreti i dhjetë me 7 Maj 1985, Zoja i shfaqet në ditën e përvjetorit së të shfaqurit të saj të parë, pra me 25 Qershor të çdo viti.

Mirjana që e mori sekretin e dhjetë në Krishtlindjen e vitit 1982, tani e sheh Zojën në ditën e saj të lindjes, çdo 18 Mars. Zoja ka vazhduar t’i shfaqet Mirjanës edhe në datën 2 të çdo muaji deri me 2 Gusht 1987, për të nxitur lutjen për të gjithë ata që nuk besojnë. Mirjana na tregon se është tejet e rëndësishme që të lutemi për të gjithë ata që nuk besojnë, për ata pra që ende nuk e njohin dashurinë e Hyjit. Të shfaqurit e datës 2 janë ose pamore ose në formë lokucioni (dëgjimore). Askush nuk e di se kur Zoja do t’u japë sekretin e dhjetë Marijes, Ivanit dhe Vickës.

Pasi edhe këta të tre të kenë marrë dhjetë sekretet, botës do t’i bëhen të ditura 3 sekrete që do të kenë vlerën e paralajmërimeve: 3 ngjarje qe do të ndodhin në tokë. Dhjetë ditë para çdo paralajmërimi, Mirjana do të njoftojë një prift (Atë Petar Ljubicic), i cili do të agjërojë dhe lutet për shtatë ditë. Më pas, tre ditë para se ngjarja e paralajmëruar të ndodhë, ai do t’i bëjë të ditur botës NGJARJEN që do të ndodhë, VENDIN ku do të ndodhë dhe KOHËN kur do të ndodhë ngjarja.

Contact us

1
keyboard_arrow_leftPrevious
Nextkeyboard_arrow_right
FormCraft - WordPress form builder
Open chat
Chat with Gabriel Tour
Hello
Can we help you?